Sa më shumë konsumoni ujë, aq më pak jeni të rrezikuar të sëmureni nga veshkat. Të dhënat e mjekëve, raportojnë se në vend, 1 në 8 persona vuan nga sëmundjet që prekin ato, ndërkohë që grupmosha më në risk është ajo pas 40-vjeç, moshë që sipas mjekëve shfaqen edhe patologji të tjera. ”Shqiptarët pinë pak ujë, natyrisht ata duhet të pijnë sa më shumë ujë se të gjithë vendet e Europës Lindore.
1 në çdo 8 persona në Shqipëri vuan nga sëmundjet e veshkave. Mjekët nefrologë thonë se vitet e fundit vihet re një rritje e sëmundjeve të veshkave në popullatë.
“Sëmundjet e veshkave kanë ardhur në rritje, ashtu si edhe sëmundjet e tjera. 1 në 8 persona sot vuan nga sëmundjet kronike të veshkave. Në pjesën më të madhe janë shenja shumë të lehta, që njerëzit i neglizhojnë, kanë një rëndim të mesit, kanë urinim të shpeshtë sidomos natën, kanë ndryshim të ngjyrës së urinës, kanë enjte të syve kur ngrihen në mëngjes”.tregon per televizionin klan Benereta Hoxha mjeke nefrologe.
Sipas bluzave të bardha, nga 82 mijë raste në total me diabet në Shqipëri, një nga faktorët e sëmundjeve të veshkave, afro gjysma e tyre kanë probleme renale.
“Shumica e njerëzve vuajnë nga tensioni dhe diabeti, dhe këto janë dy shkaqet kryesore që sjellin dëmtimin kronik të veshkave, pra uljen e funksionit të veshkave. Duke u rritur numri i të sëmurëve kronikë me hipertension dhe diabet, dëmtimi i veshkave është bërë problematik. Rreth 40 % të të gjithë të sëmurëve kronikë me diabet bëjnë dëmtime renale. Sigurisht është edhe stili i jetesës, mënyra si ushqehemi” tregon mjekja..
Ajo që vihet re nga mjekët, është që shqiparët konsumojnë pak ujë, një nga shkaqet e krijimit të kripërave dhe gurëve në veshka. Specialistët rekomandojnë një aktivitet të pasur fizik si dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve gjatë ditës.