Shendetesi

Gripi stinor,17,500 raste ne jave dyndje ne Urgjencen e Pediatrise.

Virozat dhe gripi stinor kanë shpërthyer tek te gjithe popullata ku me te prekura jane moshat pediatrike.Sipas ekspertëve, janë 17 500 raste në javë me grip në të gjithë vendin.

“Aktualisht jemi në pikun e qarkullimit të gripit, me infeksione të sipërme dhe të poshtme janë rreth 17 500 raste në javë. Aktiviteti i gripit është i përhapur në të gjithë vendin”, sqarojne specialistet e shendetit public.  Grupmosha më e prekur janë fëmijët dhe mosha aktive. Sipas bluzave të bardha, gripi po shfaqet më agresiv se më parë.

“Gjatë dy viteve të pandemisë nuk ka qarkulluar gripi dhe popullata nuk ka patur njohjen imuniteti të gripit”, sqarojne ekspertet. “Raste ka përditë, mosha më e prekur janë fëmijët dhe grupmosha aktive që janë në punë dhe kontakt me më shumë njerëz. Është evidente shumë temperaturë e lartë, sidomos ditët e para, ndërsa ka pacientë të tjerë që fillojnë me një kollë, shumë temperaturë shfaqet ditën e dytë apo të tretë. Ka dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, kollë e fortë. Mund të zgjasë 3-5 deri 7 ditë tek personat me imunitet më të lodhur”. Specialistët bëjnë apel që për çdo shenjë të kontaktojnë me mjekun e familjes, për të mos kaluar në gjendje të rëndë deri dhe në shtrim spitalor. “Ne jemi këtu, të kontaktojnë, pasi neglizhenca dhe keqtrajtimi bën që të përfundojnë edhe në spital. Nuk mund të përdoret antibiotik për ditët e para nëse nuk e gjykon mjeku”. Nga ana tjetër ekspertët e ISHP rekomandojnë vaksinimin antigrip për kategoritë e riskuara. Edhe pse jemi në pikun e gripin, sipas ekspertëve vaksina mund të kryhet në çdo kohë për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë rënë në kontakt me viruset gripale

Prindrit:Mungesa sherbimit mjeksor ne Urgjencen Pediatrike ne Tirane.

Radhë të gjata pritjeje dhe fluksi i shtuar ka qenë  papërballueshëm nga Urgjenca pediatrike ne Tirane ku sipas prindërve shërbimi nuk është i duhuri pasi nuk ka mjek mjaftueshëm per te perballuar fluksin e krijuar nga gripi. Spitali Pediatrik duke perfshire dhe urgjencen e ketij spitali duket se kane ndryshuar  vetem tek  pjesa e fasadave.  Pasi ka shume probleme me sherbimin shendetesor. Vetem dy mjek jane ne sherbim te fluksit te gripit sezonal per nje turn. Prinder teksa kordinohen me njeri tjetrin per te plotesuar sadopak nevojat e femijeve te semure. Radha ne pritje te deres se mjekut per te identifikuar gjendjen e femijeve. Prinder te stresuar qe nuk gjejne sherbimet per femijet. “Temperatura e lartë që shkon 39-40 gradë është simptoma më e shpeshtë, temperaturë, temperaturë e cila ka qenë e pamenaxhueshme në kushte shtëpie.”, tregon Ermelinda Ndoi njera nga nenat e reja qe pret me vajzen 2 vjecare ne krah. “Presim në radhë. Jam numri 175. Kam nje ore që pres. Goca me temperaturë 39 e dy vija .” – tha Diana nena e Markos, vogelushit qe ende si kishte mbushur 1 vjec.. Në këto kohë virozash pavarësisht këshillës së mjekëve për mbajtjen e maskave e shmangien e grumbullimeve, në Urgjencën Pediatrike pothuajse askush nuk ishte i pajisur me barrierë mbrojtëse. Në pediatrinë e QSUT rekomandojnë fillimisht konsultën te mjeku I familjes para paraqitjes në urgjencë për të shmangur fluksin dhe kërkojnë mospërdorim të antibiotikëve pa recetë nga specialisti.

Exit mobile version