Universiteti Elbasanit kete vit akademik ndjen me se shumti rrezikun e mbylljes sw programeve. Rreth 15 programe rrezikojnë të mos hapen këtë vit akademik në Universitetin e Elbasanit. Janë programe që nuk konsiderohen të mbyllura por nuk hapen vitet e para.
Kjo sepse me ligj që një program të mbyllet duhet të ketë 0 studentë në të treja vitet e tij.
Ndërkohë rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e universiteteve.
Nga ana tjetër, Universiteti Bujqësor i Tiranës, këtë vit ka arritur të marrë më shumë studentë. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit në Universitetin Bujqësor nuk rrezikoi mbylljen e asnjë dege studimi.