Aktualitet

2022, pensionet reale në qytet u ulën me 6% nga inflacioni i lartë

Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë), por vitin e kaluar pensionet shënuar rënie të fortë si rrjedhojë e inflacionit të lartë.

Të dhënat zyrtare nga ISSH-ja tregojnë se në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet me gjithë kompensimet ishte 18,6215 lekë me një rritje 0.7% në vlerë në krahasim me vitin 2021. Mirëpo gjatë vitit të kaluar vendi pa një rritje të pazakonte të çmimeve.

Të dhënat INSTAT tregojnë se inflacioni mesatar ishte 6.7% vitin e kaluar duke bërë që pensionet reale të ulen me 6% në qytet.

Në krahun tjetër pensionet e pleqërisë në fshat qëndruan në vendnumëro. Të ardhurat mujore për pensionistët në zonat rurale arritën në 10,888 lekë me rritje vjetore 6.8 për qind, por ndërkohë pensioni real nën efektin e inflacionit qëndroi në vendnumëro.

Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë me 6.7 USD në ditë rreth 201 USD në muaj.

Në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj ose 90 për qind e kufirit të varfërisë, ndërsa pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj ose 52 %5 e kufirit të varfërisë.

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Vitin e kaluar me 2022 pensioni mesatar në qytet arriti sa 44.4 për qind e pagës mesatare neto.

Vitin e kaluar pensionet e reja që u lidhen ishin në një mesatare 15,125 nga më shumë se 18 mijë lekë që është aktualisht pensioni mestar në qytet.

Informaliteti i lartë në tregun e punës, deri në 60%, sipas Organizatës së Punës (ILO) përveçse ndikon në të ardhura të ulëta nga sigurimet shoqërore, po ekspozon personat që kanë punuar në të zezë ndaj pagesave të ulëta në vitet në vijim. Fenomeni ka nisur të shfaqet vitet e fundit, kur pensionet mesatare në vend po ulen. MONITOR

Exit mobile version