Aktualitet

30 mijë nxënës në Qershor japin provimet e maturës

Vetëm një javë i ndan maturantët nga nisja e provimeve të maturës shtetërore. Sipas drejtorit të politikave të arsimit parauniversitar në Ministri të Arsimit, Shkëlqim Allkaj, çdo gjë është bërë gati për nisjes e procesit të maturës. Dhe për një kontroll më të mirë, provimet do zhvillohet në salla të mëdha.Maturantëve të këtij viti do t’u jepet mundësia që nëse janë të pakënaqur me rezultatet e testit do të mund të kërkojnë një rivlerësim të tij.

Në total janë rreth 29 mijë e 900 maturantë që do t’i nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore, duke nisur më 1 Qershor me provimin e detyruar të Gjuhës së Huaj. 

Më 7 Qershor do zhvillohet provimi i Gjuhës shqipe dhe i Letërsisë, duke vijuar me Matematikën me 13 qershor, ndërkohë që  më 19 Qershor do të jetë provimi i fundit, lënda me zgjedhje. Rezultatet e provimeve të maturës kanë rëndësi për maturantët pasi rreth 50% të pikëve për të hyrë në universitet i marrin nga këto provime.

Exit mobile version