Industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri është gati për të prodhuar për klientë dhe marka europiane mbi mesataren në mënyrë që të ketë mundësi të ofrojë edhe paga më të mira për punonjësit tashmë të kualifikuar.Një vrojtim i INSTAT që u përdor nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) tregon se aktualisht rreth 40 për qind e fabrikave kryejnë vetë të gjitha proceset e punës për prodhimin e veshjeve dhe këpucëve.Sipas të dhënave janë rreth 800 sipërmarrje në sektorin e tekstilit, veshjeve, lëkurës që operojnë tashmë në Shqipëri, ku 66 për qind prodhojnë veshje dhe 34 për qind prodhojnë këpucë. Ndërmarrjet kryejnë procese pune të tilla si vetëm qepje, vetëm prerje, qepje dhe prerje. Gati 30 për qind e fabrikave presin pëlhurën dhe qepin rrobat sipas dizajnit dhe lëndëve të para që janë siguruar nga klienti.Rezultatet e anketës së vitit 2022 treguan se 40 për qind e ndërmarrjeve operojnë me prodhim të plotë.Studimi i ILO vlerëson se prodhuesit shqiptarë duhet të ndryshojnë avantazhin e tyre konkurrues nga shërbimet me vlerë të ulët që gjenerojnë vetëm të ardhura të ulëta për punonjësit në sektor drejt ciklit të plotë, duke garantuar punë cilësore, kushte më të mira page.Ekspertët ndërkombëtare të punës rekomandojnë se avantazhi konkurrues i Shqipërisë mund të jetë drejt cilësisë dhe dizajnit. Shqipëria mund të dallohet për performancën cilësore, duke ofruar ofertën për mallra të personalizuara ose të gatshme për t’u veshur sipas kërkesës për klientët në segmentin e mesëm dhe të lartë të zinxhirit të vlerës. Përveç kësaj, sektori shqiptar i tekstilit, veshjeve, lëkurës dhe këpucëve duhet të lëvizë nga modaliteti i prodhimit në një zinxhir të integruar vlerash dhe një fuqi punëtore më të aftë për të ofruar shërbime me vlerë të shtuar më të lartë dhe të marrin paga më të larta se paga minimale që dominon këtë sektor.Me fillimin e viteve 1990 dhe vendosjen e ekonomisë së tregut, tekstili, veshmbathja, sektori i lëkurës dhe këpucëve në Shqipëri u ripozicionua. Sektori ka arritur të përmirësohet nga viti në vit.Pas viteve 1990, ndërmarrjet që merren me grumbullimin e lëkurave për prodhimin e produkteve te lëkurës dhe këpucëve u privatizuan. Sektori i lëkurës dhe këpucëve në Shqipëri pothuajse ra në kolaps në fillim të viteve 1990 deri në 2003. Sektori përjetoi një zhvillim shumë të shpejtë në vitet 2000 (ky sektor’ eksportet u dyfishuan vetëm në periudhën 2005-2015).Gjatë pandemisë Covid-19, u bë e më dukshme varësia nga klientët italianë. Për të kaluar nga ky monopol, partnerë të rinj tregtarë u identifikuan dhe prodhimi i mallrave u diversifikua, duke zvogëluar varësinë nga monopoli italian.Studimi këshillon se, prodhuesit shqiptarë duhet të marrin në konsideratë dhe të kenë akses në destinacione alternative të shitjes, si p.sh. nordike, vendet evropiane, vendet arabe dhe tregun rajonal në Ballkanin Perëndimor. Ka nisur zhvendosja e shitjeve nga Italia në vende të tjera të Evropës Perëndimore si p.sh Gjermania, Belgjika dhe Franca. Eksportet drejt këtyre vendeve janë rritur, duke i hapur rrugë të qëndrueshme dhe kontratat afatgjata në të ardhmen. Megjithatë, tregtia me Italinë nxitet kryesisht vendndodhja e favorshme gjeografike dhe praninë e një kulture të ngjashme shoqërore dhe ndërsektoriale që ka gjeneruar kërkesë të qëndrueshme.Monitor.