Aktualitet

5 Vite nga Tërmeti – Albsig, partner besnik në ditët e vështira.

Pesë vite më parë, më 26 nëntor 2019, Kruja dhe shumë zona të tjera të Shqipërisë u goditën nga një tërmet shkatërrues që la pas plagë të thella në jetët dhe pronat e shumë familjeve. Ishte një moment tragjik, ku humbja dhe pasiguria pushtuan zemrat e mijëra njerëzve. Në ato ditë të vështira, sfida më e madhe ishte rindërtimi i besimit dhe dhënia e mbështetjes së nevojshme për të rifilluar jetën. Dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë se shoqëria Albsig i pagoi dëmet e ngjarjeve të tërmetit 2019 pothuajse gjatë vitit 2020 dhe një pjesë të vogël gjatë vitit 2021.. Në këtë kohë të pasigurisë dhe dhimbjes, Albsig nuk qëndroi thjesht si një kompani sigurimesh, por si një mbështetje e vërtetë për të gjithë ata që kishin nevojë. Brenda një kohe rekord, Albsig arriti të dëmshpërblente konsumatorët e saj, duke treguar jo vetëm efikasitet në veprime, por edhe përkushtim njerëzor dhe profesionalizëm të lartë. “Për Ne, çdo kontratë sigurimi është më shumë se një marrëveshje; është një premtim për të qenë aty kur klientët tanë kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe siguri”; theksojnë ekspertët e marrjes në sigurim në Albsig.  Bazuar në shifrat e publikuara në raportin vjetor të vitit 2021 thuhet se; Dëmet e paguara janë 873,105 mijë lekë për vitin 2021 nga 1,750,951 mijë lekë dëme të paguara për vitin 2020, pra rreth 50% më pak ose 877,846 mijë lekë më pak duke u renditur në vend të tretë në treg me 14.41% të tregut. Ky trend dëmshpërblimi është  trashëguar vit pas viti në  Albsig deri sot ku përkojmë  dhe me 5 vjetorin e   kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Në ditët pas tërmetit, çdo familje e prekur përfaqësonte një histori dhimbjeje dhe një nevojë për shpresë. Albsig qëndroi pranë këtyre familjeve, duke ofruar jo vetëm dëmshpërblime të shpejta dhe të drejta, por edhe duke rikthyer besimin se edhe në momentet më të errëta, nuk janë vetëm. Falë këtij përkushtimi, shumë familje rifituan shtëpitë e tyre, bizneset rifilluan aktivitetin dhe komunitetet nisën të rindërtoheshin. Sot, pesë vite më vonë, ne kujtojmë jo vetëm ditët e vështira, por edhe fuqinë e solidaritetit dhe përkushtimin për të bërë ndryshimin. Albsig mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të mbrojtur dhe mbështetur klientët në çdo sfidë. Çdo dëmshpërblim i paguar në kohë nuk ishte thjesht një detyrim kontraktual, por një kontribut për të rindërtuar jetët dhe për të rikthyer shpresën aty ku mungonte.Pë r kë të  Albsig u bë n apel të  gjithë  konsumatorë ve të  tregut që  të  sigurojnë  banesat e tyre pasi sigurimi ë shtë  një  mbë shtetje financiare pë r buxhetin e cdo familjeje. Jo vetë m kaq por specialistë t e Albsig theksojnë  se një  investim sot në  sigurimin e banesave ë shtë  një  vendim pë r cdo të  papritur që  mund të  ndodhë . Albsig – 20 vite besnikëri dhe përkushtim, krah për krah me ju, në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt të ardhmes.

Exit mobile version