Për vitin 2022 kanë përfitua 7 mijë qytetare ndihme ligjore. Konkretisht thuhet se rreth 7 mijë persona në pamundësi financiare iu drejtuan zyrës së ndihmës ligjore për përballjet e tyre gjyqësore gjatë vitit të kaluar.Ergys Qirici, drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në Ministrinë e Drejtësisë: Përgjatë vitit 2022 janë gjithsej 6700 qytetarë të cilët kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmë juridike parësore qoftë kjo një çështje civile, administrative apo penale.Referuar të dhënave zyrtare shumica e çështjeve janë ato civile dhe shumë më pak penale.
“Vendime gjyqësore për vitin 2022 ne kemi gjithsej 1030 vendime gjyqësore ku qytetarët kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmën juridike dytësore. Çështjet më të mëdha janë ato civile, administrative dhe më pak penale”, tha Qirici. Gratë janë ato të cilat kanë kërkuar më shumë ndihmë ligjore falas për tu përfaqësuar në gjykatë.“Konfliktet që njohim më shpesh është njohja e vjetërsisë në punë, njohje pronësie, titull pronësie, ndarje ose pagesën ushqimore për fëmijët. Ato kategori që janë kategori e veçantë e ligjit janë qytetarë që kanë përfituar më shumë. Gratë janë përfituese më të mëdha për konfliket në gjykatë”.Me hartën e re gjyqësore dhe mbylljen e 9 gjykatave të Shkallës së Parë, në Tropojë, Mat, Kurbin, Pukë, Krujë, Kavajë, Lushnje, Përmet edhe Pogradec, 14 zyrat e ndihmës juridike falas do të operojnë edhe si pika ku qytetarët mund të marrin informacion në lidhje me çështjet gjyqësore.