Aktualitet

Agroindustria, me peshën më të lartë në PBB

Ekonomia e Shqipërisë dominohet nga sektori agroushqimor, kete e fakton analiza e bere nga Instituti I Vjenes per studime Ekonomike. Një analizë për kontributin e sektorëve në ekonomitë e vendeve në Ballkanin Perëndimor nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare tregon se, ekonomia e Shqipërisë dominohet nga sektori agroushqimor dhe turizmi. Studimi i Institutit të Vjenës referoi se sektori i agroindustrisë ka peshën më të lartë në PBB. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, ky sektor zë 25% të PBB-së, ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, 10-15%. Studimi tregon se të gjitha vendet në Ballkan kanë avantazh krahasues në sektorin e agro-industrisë, falë politikave mbështetëse. Nga ana tjetër, Marrëveshja e Gjelbër Europiane, kryesisht në aspektin e prodhimit ekologjik dhe të qëndrueshëm të ushqimit po nxit segmente të shkencës dhe teknologjisë, që lidhen direkt me industrinë ushqimore në disa vende të rajonit. Vitet e fundit sektori i agroindustrisë në Shqipëri është mbështetur fort krahas lehtësive fiskale edhe me grante nga programi IPARD, financuar nga qeveria shqiptare dhe BE. Përmes programit IPARD II janë nënshkruar 282 kontrata, me vlerë granti 44.8 milionë euro.Investimet konsistojnë në pemëtore, serra, ferma të vogla, pika grumbullimi etj.Në sajë të kësaj mbështetje është bërë e mundur të ketë më shumë prodhim, rritje e sipërfaqes së të mbjellave, përmirësim i mekanikës bujqësore, pajisja me linja përpunimi, dhoma frigoriferike, linja standardizimi të produkteve, si edhe ato të paketimit.Përmes fondeve të Bashkimit Europian në bashkëfinancim me qeverinë shqiptare, synohet zhvillimi i ekonomisë rurale në vend, arritja e standardeve europiane të cilësisë dhe më shumë vende të reja pune në zonat rurale.

Exit mobile version