Në Shqipëri, aksidentet rrugore janë shkaku i tretë i fataliteteve pas vdekjeve natyrale dhe atyre me diagnoza të panjohura. Referuar aksidentit te trefishte te ndodhur sot ne uren e Shallvareve prane Taivanit, Shef i Urgjences kombetare Skender Brataj i pranishem ne studion e tv News24 theksoi se : “ Per periudhat Janar-shkurt kemi 451 aksidente. Janë 8 aksidente në ditë. Pra po të flasim për aksidente për trauma në përgjithësi kemi mbi 2 mijë aksidente”. Ai shton se 42 aksidente këmbësorësh, është per tu nxjerr ne pah edhe pakujdesi e këmbësorëve. ”:Pashë shoferen e një makine dhe në moment që po e pyesja, ishte ende në makinë nuk kishte dalë, i bëra një provë dhe e pashë që kishte dhimbje në qafë,. I thashë të mos lëvizte. Ndaj them që mund të shtohet numri i atyre që kanë qenë prezentë, sepse dhimbjet mund të ndjehen më pas. Pra duke e vënë në siguri kolonën çervikale, bëmë transportin. Por pacientë në gjendje të rëndë. Tre pacientë në spital u shtruan menjëherë. Duhet mbikëqyerja më e lartë sepse dhimbja e qafës dhe e kokës duhet trajtuar. Sepse kur ke shenja të vjella, mund të ndodhë brenda 24 orësh një përkeqësim.” thekson Brataj.
Sipas INSTAT aksidentet rrugore, në 79,8% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 33,3% të numrit të aksidenteve gjithsej. Numri i aksidenteve rrugore për këtë grup-moshë është ulur me 9,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në publikimin e INSTAT. Ashtu sikurse perceptohet në përgjithësi dita e martë si një ditë “ters” duket se dhe për aksidentet në janar shumica kanë ndodhur në këtë ditë.
“Në muajin Janar 2023, duke iu referuar të dhënave të Aksidenteve sipas ditëve të javës, rezulton se gjatë ditës së Martë ka ndodhur numri më i lartë i aksidenteve, duke përbërë 26,2% ndaj numrit gjithsej të aksidenteve. Numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke përbërë 23,8% të numrit gjithsej të aksidenteve në muajin Janar 2023.
Aksidentet rrugore, në 20,2% të rasteve, në muajin Janar 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 15,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” nënvizon INSTAT.