Ne oret e para te mengjesit te dites se sotme një makinë e policisë është përfshirë në një aksident te rende. Sipas burimeve zyrtare makina e policies është përplasur me një mjet tjetër. Për pasojë janë plagosur 4 persona, mes tyre 2 punonjësit e policisë. Menjehere jane mare masat paraprake per te dy drejtuesve të mjeteve, duke u bërë testin e alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike ne momentin kur ka ndodhur aksidenti. Konkretisht ne njjoftimin zyrtare te dites se sotme te Drejtorise Policise Tirane thuhet se: Rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip “Skoda” i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç.Nderkaq po ne njoftimin zyrtare te bluve te tiranes theksohet se : Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “BMW” dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Skoda”. Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.