Sipas ekspertëve të shëndetit kurba e gripit është në rënie por situate epidemiologjike që popullata po kalon duket së nuk është lënë pa u prekur edhe nga covidi.Në një situatë epidemiologjike ku qarkullon grip COVID, fruthe, viroza të shumta, virologët thonë se në Shqipëri mund të jetë i pranishëm edhe nënvariant i Omicron-JN1, i cili konsiderohet i rëndësishëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, Prof. Andi Koraqi, thotë nga simptomat klinike që shfaq ky nënvariant është i ngjashëm më gripin, ndonëse ka më shumë prirje të prekë sistemin gastrinterit.
“Nisur nga të dhënat referuar edhe vende fqinje me ne, mund të ketë hyrë JN1”, tha ai.
Në Shqipëri nuk po vaksinohen më ndaj COVID, pasi shumica mendon që kanë kryer dozat e para dhe se askush nuk ka mbetur pa u prekur të paktën nga një variant i coronavirusit duke e konsideruar kështu se kanë imunitet natyral.
“Është parë që si vaksina por edhe kur e ke kaluar imuniteti zgjat nga 6-8 muaj. Nuk është si vaksina e fruthit që krijon imunitet të përhershëm”, deklaroi Koraqi.
Por çfarë ndodh me viruset ? Omicron konsiderohet një nënvariant që nuk shkakton forma të rënda. A ka rënë fuqia e tij për të bërë mutacione më agresive?
“Patjetër që po. Viruset vazhdojnë të krijojnë mutacione. Mund të ndodhë që dalë një tjetër që shkakton forma të rënda të sëmundjes”, tha ai.