Aktualitet

Alarmi i mjekëve, fëmijët probleme me shikimin: 1 në 8 fëmijë të moshës 7-15 vjeç kanë vështirësi

Fëmijët probleme me shikimin. Ky është alarmi që sa vjen e shtohet nga bluzat e bardha. Sipas tyre, numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin po vjen në rritje nga vitit në vit. Mjekët e shkollave që po kryejnë depistimin e shikimit tek të gjithë nxënësit në shkollat 9-vjeçare , thonë se 1 në 8 fëmijë të grupmoshës 7-15  vjeç kanë vështirësi në shikim. Syri dembel është ai që po evidentohet më së shumti-

Mjeku kërkon që si prindërit ashtu dhe mësuesit të jenë më vigjilent në identifikimin e fëmijëve që kanë probleme me shikimin por që ende nuk janë në dijeni.

Prej kohësh ekspertët kanë dhënë alarmin se përdorimi me kohë të gjatë i pajisjeve teknologjike po çon në dëmtim të shikimit.

Për të kapur në kohë problemet me shikimin prej vitit 2022 ka nisur aplikimi i Programit kombëtar të depistimit të shikimit në të gjitha shkollat 9-vjeçare të vendit. të dhënat paraprake të publikuara nga ministria e shëndetësisë për këtë vit shkollorë tregojnë se 55.030 fëmijë kanë kryer kontrolle dhe  7.336 fëmijë kanë rezultuar me problematika në shikim të cilët janë referuar te mjekët specialist.

Exit mobile version