Shendetesi

Alarmi I specialistëve: Klori në ujin që pijmë, shkak për kancerin dhe shumë sëmundje të tjera

Uji duhet kontrolluar por sasite e teperta të klorit të hedhur për të pastruar ujin jan shumë të dëmshme. Konkretisht sipas ekspertit të fushës klori i tepërt në ujë është shkaktar për sëmundje kancerogjene, dëme nervore dhe probleme të shikimit. Dhe jo vetëm kaq por keto probleme sa vijnë dhe shtohen në vendin tonë. Këtë problem e ka bërë të publik sot z. Bilbil Daci, studiues për pastrimin dhe furnizimin me ujë, gjatë një interviste në emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Albania. Sipas studiuesit duhet kujdes edhe me ujin e ambalazhuar pasi mund të jetë i skaduar dhe shkakton dëme në shëndet. Njëkohesisht duhet që konsumatorët të jenë të vëmëndshëm kundrejt këtyre problematikave sepse kushtojnë shumë për shëndetin.  “Dëmet që sjell mbidoza e klorit në ujë janë të shumta që nga sëmundje kancerogjene, të sistemit imunitar, shikimin, sistemin nervor. Problemi më i tmerrshëm është që e dëmton shikimin që pa lindur, nëse nëna e konsumon, sidomos nëpërmjet gatimit. Efektin më të ashpër klori e ka kur e gatuan. Mbidoza e  klorit kalon nga një formë në një formë tjetër kimike më e fortë, pasi kur kalon në temperaturë bëhet akoma më i dëmshëm, bëhet me toksike se vetë lënda kimike e hedhur në ujë”, theksoi studiuesi. Klori përdoret për të mbajtur ujin tonë të pastër duke e dezinfektuar atë dhe duke vrarë mikrobet, kuptohet me sasira të kontrolluara dhe te certifikuara sipas standarteve të duhura. Dhe bën një punë të mrekullueshme në eliminimin e shumicës së patogjeneve nga uji që pimë. Kur klori u fut për herë të parë në furnizimin me ujë, solli një zvogëlim të shpejtë të përhapjes së sëmundjeve të tjera që rrjedhin nga uji. E bëri më të lehtë për qytetet dhe fshatrat që të pastrojnë ujin e pijshëm dhe t’i mbajnë banorët e tyre të sigurt. Tani, megjithatë, duket sikur këto avancime kanë ardhur me një çmim. Ndërsa ne i njohim dhe i duartrokasim përfitimet që klori na ka sjellë, është koha që edhe ne të mbrojmë veten nga dëmtimet e klorit në ujin e pijshëm – veçanërisht për shkak se kjo rezulton të jetë një gjë shumë e lehtë për të bërë për shëndetin tuaj dhe shëndetin e familjes suaj.

Exit mobile version