Një prej hartuesve të ligjit anti-duhan në vendin tonë, Roland Shuperka, ngre alarmin se ky ligj nuk po zbatohet siç duhet. Ai thotë se inspektorët favorizojnë njerëzit sipas interesave, ndaj bën thirrje për rishikim të tij.
800 rastet e reja me kancer mushkërie që janë zbuluar këtë vit, mjekët pneumologë e onkologë, ia atribuojnë duhanpirjes. Jo vetëm por edhe ata që ndodhen në një ambient ku konsumohet duhan, janë të ekspozuar ndaj rrezikut.
Që prej vitit 2006 shqipëria ka një ligj kundër duhanit, por siç thotë njëri prej hartuesve të tij, Roland SHuperka, ai nuk po zbatohet siç siç duhet. Madje ngre edhe akuza për favorizime të bizneseve.
“Të gjithë ato ambiente dytësore, të gjitha janë ne kundershtim me ligjin. Për këtë rezultat nuk po zbatohet ligji. Përfundimisht do të thosha, ky ligj nuk mund të zbatohet aty ku ka qejfin Inspektoriati apo Ministria. Ky ligj o do zbatohet për të gjithë njëlloj ose nuk zbatohet. Duhet të jetë i barabartë. Në rast të kundërt ky deshtim ligji do vijoje. Janë mbi 80 mijë subjekte në Tiranë dhe Kavajë, gjobiten po të njëjtet persona. Nuk bëhet me gjoba dhe dhunë, por në një formë te organizimit të punes. Nuk është gjoba qëllim në vetvete, por të nxirren pikat që nuk po zbatohen. Ky ligj është bashkëkohor. Edhe neni për ndalimin e duhanit në ambiente publike, është i njëjtë me Britaninë e madhe”.
Mungesa e zbatueshmërisë së ligjit vërehet edhe nga një vëzhgim i report tc.
Edhe ky vëzhgim i Report Tv e vërteton se ligji nuk po zbatohet.
Duhani pihet në ambiente që konsiderohen të hapura, por në fakt shumica prej tyre janë të izoluara plotësisht me xhama.
Në këto kushte, Shuperka thotë se ky ligji duhet të rishikohet.
“Në këto kushte duhet bërë diçka. Aktualisht duhet biseduar mes të gjithë të interesuarve. Nuk duhet as mendja ime, as mendja e ministres. Kam shume kohë që them që duhet të rishikohet ky ligj. Në ligj thuhet qe nje duhanpirës që kapet më shkelje të ligjit, dënohet me 5 mijë leke të reja gjobë. Në gjithë këto vite që është bërë ky ndryshim ligjor, është zbatuar ky ligj? Duhet të riformatohet që të shkojë në zbatim të ligjit”.