Aktualitet

“Albania” fjala e dytë më e kërkuar nga italianët në rrjetet sociale

Në rrjetet sociale italiane vera u karakterizua sidomos nga debatet politike.

Një analizë e kryer nga kompania “Arcadia” ka zbuluar një sërë tendencash sociale që kanë tërhequr vëmendjen e italianëve në internet, sipas së përditshmes italiane “Panorama”.

Duke u thelluar në të dhënat e saj, tre temat që përfshinë më shumë rrjetet sociale online dhe diskutimet ishin “paga minimale”, “Shqipëria” dhe “fatura”.

Duke shqyrtuar shifrat, në një studim të kryer nga ”Arcadia” me ndihmën e platformave dëgjimore “Live Insights Blogmeter” dhe “Fanpage Karma”, është e dukshme se tema e “pagës minimale” ka arritur një rekord të padiskutueshëm duke grumbulluar gjithsej 32 630 përmendje gjatë tre javëve të para të gushtit.

”Shqipëria” zuri vendin e dytë, me 28 890 përmendje duke u pozicionuar shumë pranë vendit të parë.

Por, vera nuk u kufizua në këto dy tema.

Fjala ”akcizë” fitoi një vend të tretë të respektueshëm, me 23 130 përmendje, e ndjekur nga fjala ”faturë” me 15 180.

Ajo që është shfaqur dukshëm është se fotot e faturave të bareve dhe restoranteve kanë gjeneruar interes të madh duke ndezur diskutime të gjalla në mediet sociale.

Duke kaluar te analiza e angazhimit, ”paga minimale” dhe ”Shqipëria” u gjetën si fjalët kyçe më tërheqëse.

Shuma totale e reagimeve ka kaluar shifrën 14 milionë, çka nënvizon përfshirjen aktive të komunitetit online.

”Paga minimale” dhe ”Shqipëria” spikasin në këtë garë duke marrë një vëmendje të jashtëzakonshëm prej 61,52% që nga fillimi i muajit.

Vlen të theksohet se kur bëhet fjalë për “pagën minimale”, përmbajtja me më shumë interes ishte një video e shpërndarë nga Giorgia Meloni në TikTok, e cila grumbulloi 1,6 milionë shikime.

Exit mobile version