Lajme

Albsig në”Downtown One”: Një epokë e re, për një lidër 20 vjeçar.

Pikërisht në vitin që shënon 20-vjetorin e krijimit, Albsig nuk ndalet në arkivimin e  sukseseve  nga e  kaluara deri në ditët e sotmes. Kronologjia historike e saj fillon dhe gjeneron vetëm suksese e sidomos në të 20-tat e saj. Tashmë  kompania po përgatitet për një kapitull të ri, duke u transferuar në ambjentet e reja dhe moderne të “Downtown One”—një ndërtesë ikonë e kryeqytetit, ndërtuar nga Kastrati Group. Kjo lëvizje  e Albsig simbolizon një hap tjetër përpara në përmbushjen e misionit të saj: të mbetet lider në tregun shqiptar të sigurimeve.

20 vite rritje dhe konsolidim

E themeluar në vitin 2004, Albsig e nisi rrugëtimin e saj me përkushtim të palëkundur, duke arritur të jetë ndër 4 kompanitë kryesore të tregut që në dekadën e pare të stardit saj. Përmes rritjes së qëndrueshme dhe besimit të klientëve, në vitin 2014 arriti mbi 1 miliardë lekë prime, duke zënë një pozicion të fortë në treg. Pikërisht sot, në vitin e 20-të të veprimtarisë, Albsig qëndron e konsoliduar në vendin e dytë në tregun e sigurimeve, me një kuotë tregu prej rreth 20%. Por, sukseset nuk ndalen këtu,për disa produkte strategjike, si sigurimi i përgjegjësive civile dhe në ndërtim, Albsig është lideri i padiskutueshëm.

Shpejtësia në shërbim: Besnikëri ndaj klientit

Një nga vlerat që e ka bërë Albsig të veçohet në treg  dhe standartizoje sherbimet e saj është shpejtësia në pagesën e dëmeve. Ky është thelbi i çdo kompanie sigurimesh, dhe Albsig e ka bërë këtë parim pjesë të ADN-së së saj. Në raste kritike, si pas dy  tërmeteve të vitit 2019, kompania mbylli 90% të praktikave në kohë rekord, duke treguar përkushtimin ndaj klientëve në momentet më të vështira.Aktualisht, me vetëm 356 dosje pezull deri në fund të tetorit 2024 dhe një numër minimal çështjesh gjyqësore (vetëm 37), Albsig vazhdon të tregojë se nuk është një kompani që klientët i lë të presin. Përkundrazi, është sinonim i besimit dhe korrektësisë në çdo moment.

Albsig nis me buzëqeshje dhe vazhdon me një hap drejt së ardhmes, me vlera që na bashkon.

Transferimi në “Downtown One” nuk është vetëm ndryshim fizik. Përmes një njoftimi në webfaqen e www.albsig.al thuhet  se shumë shpejt lokacioni I ri  nuk do të jetë  një zyrë ndryshe por një e adhme e sigurtë në  një  treg me shumë problematika.  Përmes ndryshimeve  Albsig synon të jetë një kompani moderne, më inovative dhe më pranë klientëve të saj, duke sjellë shërbime të standardeve më të larta.

Albsig – 20 vite lidership dhe besim. E ardhmja fillon tani!

Exit mobile version