Aktualitet Lajme

“Albsig, zgjedhja vullnetare e shqiptarëve për një jetë më të sigurt”.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për periudhën janar – shtator 2025, ALBSIG konfirmon edhe një herë pozicionin e saj si një nga kompanitë më të fuqishme dhe më të besueshme në tregun e sigurimeve në Shqipëri. Permes buletinit te permuajshem te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare zbardhen shifrat qe rendisin Albsigun te parin persa I perket sigurimeve vullnetare. Jo vetem kaq por duket se muaj pas muaji Albsig sa vjen e zgjeron me se shumti portofolin e sigurimeve vullnetare dhe duket se eshte bere katalizatori kryesor I cili po ben te mundur edukimin e tregut drejt produkteve vullnetare.

Lidership në sigurimet vullnetare

ALBSIG renditet në vend të dytë në treg, duke mbajtur 18.95% të totalit të tregut, por ajo që e diferencon është pesha e produkteve vullnetare, ku ALBSIG ka raportin më të lartë në treg – 52.22%, krahasuar me mesataren e tregut prej 32.60%. Ky rezultat tregon qartë besimin e klientëve individualë dhe të bizneseve që zgjedhin produktet e sigurimit vullnetar të Albsig për të mbrojtur shëndetin, pronën dhe përgjegjësitë e tyre me standarde të larta profesionalizmi.

Pagesa të shpejta dhe korrekte të dëmeve

Në 30 shtator 2025, ALBSIG ka numrin më të ulët të dëmeve të papaguara në treg – vetëm 388 raste, që përfaqësojnë vetëm 4.40% të totalit.

Ky tregues flet për një proces të shpejtë, transparent dhe efikas të trajtimit të dëmeve, duke i dhënë klientëve siguri reale dhe besim afatgjatë.

Pozicion i fortë në produktet kryesore

Në tregun e sigurimeve jo–jetë, ALBSIG renditet: Në vend të parë për produktet Kasko, Përgjegjësi, Përgjegjësi Ndërtuesi dhe Garanci,Në vend të dytë për sigurimet Aksidente dhe Shëndet, Zjarri dhe Forcat e Natyrës, si dhe Sigurimin e Sëmundjeve. Në sigurimet e jetës, ALBSIG JETË renditet në vend të parë në treg me 38.09% të pjesës së tregut dhe lider absolut në sigurimin e jetës së debitorëve, me 44.61% të tregut.

Besim që ndërtohet me vlera

Rezultatet e këtij 9-mujori janë dëshmi e përkushtimit të ALBSIG për të ofruar produkte inovative, shërbim cilësor dhe siguri të plotë për klientët. Fokusi në sigurimet vullnetare reflekton filozofinë e kompanisë: të promovojë vetëdijen për sigurimin si mjet mbrojtjeje personale dhe profesionale, dhe jo thjesht si detyrim ligjor.

Exit mobile version