Stina e pranvera sjell edhe alergjitë e shumta ne popullate. Alarmin e japin mjeket e fushes. Sipas bluzave të bardha neglizhenca e shenjave dhe mostrajtimi i tyre rrezikojnë shfaqjen e astmës bronkiale. “Në Pranverë kemi problematikat tona sidomos problemet e alergjisë nga polenet që janë shumë herë më të spikatura në këtë periudhë. Imunoterapia specifike ndërhyn dhe ne kemi në dorë të parandalojmë shfaqjen e një astme bronkiale që diagnostifikohen me rrufë alergjike”. u shpreh Skleita Elezi, alergologe per tv klan. Për bluzat e bardha, alergjitë po prekin çdo grupmoshë, por më e shpeshtë është tek moshat e reja.“Vijnë dhe adresohen si ata pacientë të cilët janë të diagnostikuar që vijnë për të rimarrë terapinë, por kemi dhe grupet e reja të pacientëve që vijnë për t’u diagnostikuar për herë të parë, sidomos me rrufën alergjike”, theksoi Elezi Shenjat e alergjive mund të jenë teshtima të shumta, bllokim hundësh, kruarje, lot apo edhe një kollë e thatë. Por ndryshe nga virozat, për të cilën shpesh herë pacientët ngatërrohen, alergjitë nuk shoqërohen me temperaturë.