Shendetesi

Alergjitë prekin 1 në 4 të rritur. Mjekja: Po shtohen shumë rastet tek fëmijët

Ndryshimi I stineve nxjerr ne pa alergjite e shumta tek te rriturit dhe te vegjelit. Alergjitë e stinës kanë nisur të shtojnë numrin e të sëmurëve në radhët e tyre. Mjekët pediatër referojnë se çdo ditë ka pacientë të vegjël të cilët janë bllokuar si pasojë e alergjive.

“Rastet kanë filluar të shtohen, është stina ku fillojnë polenet, koha lagështira, të gjitha kanë ndikuar që fëmijët që janë paksa alergjik të nisin sezonin e tyre, pak më shumë problem janë ato që kanë fëmijë latant se fillon kola alergji, e gjithë kjo situatë po vjen në rritje”,-thekson pediatrj .per tv eruronewsalbania.

“Alergjitë kanë ardhur duke u shtuar, mbase dhe ndryshimi i klimës, duke ndryshuar gjithë klima globale po shkojnë trend rritje dhe s’kanë më një stinë”,-tha pediatrja.

Alergjitë nuk kursejnë as të rriturit dhe simptomat janë bërë më agresive.

 “1 në 4 të rritur preken nga alergjitë dhe janë pothuajse 20%  e të rinjve të prekur. Simptomat nuk janë më thjesht një skuqje, hunde, kruajtje dhe teshtima , por prekin rrugët e poshtme respitarore deri tek azma apo kriza të forta”,-tha Mehmet Hoxha, shef i shërbimit të alegrologjisë .

Mjekët kërkojnë që në të gjitha rastet, orientimi të mos jetë drejt farmacive por tek specialistët e alergologjisë, për të parandaluar rëndesat dhe bllokimet.

Mjekët fajësojnë ndryshimin e klimës si faktor kyç në shtimin e alergjive.

Exit mobile version