Aktualitet

Aplikimet për bursa deri në janar; 350 kuota janë dhënë për programet e shpallura prioritet kombëtar

Procesi i regjistrimeve në universitete është përmbyllur plotësisht, ndërsa ka nisur faza e aplikimit për të rinjtë që përfitojnë bursa. Për programet e studimit që janë shpallur me prioritet kombëtar janë përcaktuar 350 kuota nga ministria e Arsimit, të cilat do t’iu shpërndahen universiteteve sipas kërkesës. “Këta studentë do të aplikojnë pranë Agjencisë për financimin e arsimit të lartë por përzgjedhja e tyre do të bëhet nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë. Në vitin akademik 2022-2023 ne kemi patur 157 përfitues, mendohet që sivjet të jenë 350 në total. Për studentët ekselentë vijon AKFAL me vlerësimin ndërsa për studentët e degëve prioritare, aplikimet i përcillen për vlerësim IAL-ve përkatëse.”cilesoi Aetan Spahiu Drejtor I AKFAL Listës së 40 degëve prioritare i janë shtuar edhe arsimi parashkollor e ai fillor. Po ashtu edhe degët, Histori-Gjeografi, Inxhinieri Matematike e Fizike, Inxhinieri e Naftës dhe Gazit si dhe Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale. Numri më i madh i këtyre degëve figurojnë në universitetin bujqësor të Tiranës, ku ndryshe nga viti i kaluar, nuk ka rrezik për mbyllje programesh.“Universiteti bujqësor konfirmon sot se nuk mbyll asnjë program. Kjo është hera e parë që ne aktivizojmë të gjitha programet bachelor. Vjet patëm probleme me peshkimin, zootekninë dhe hortikulturën.”u shpreh Fatbardh Sallaku rector I Universitetit Bujqesor. Në këtë vit akademik, sipas statistikave të rrjetit akademik shqiptar, rezultojnë të regjistruar në 40 degët e shpallura me prioritet kombëtar rreth 900 studentë.

Exit mobile version