Arsimi profesional tërheq më shumë të rinjtë në vendin tonë. Këtë lajm e bëjnë më dije vetë ekspertët e fushës. Jo vetëm kaq por sipas tyre gjithnjë e më shumë arsimi profesional po kthehet në kryefjalë të tregut të punës, që vuan mungesën e theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar.
Pikerisht sot ishte një nga ditët e dyerve të hapura në shkollën profesionale Kolin Gjoka në Lezhë. Me ane te këtij eventi u bë e mundur dhe nxjerrja ne pah e rendesise se kesaj shkolle.
“Kanë ardhur nxënës të klasave të 9-ta për t’u njohur me mundësitë që ofron shkolla, si dhe biznese që operojnë kryesisht në qarkun e Lezhës. Për nxënësit që mësojnë në këtë shkollë, ky aktivitet është një mundësi e mirë për t’u njohur me tregun e punës”theksoi drejtori I shkollës.
Sipas drejtorit të kësaj shkolle, organizimi u jep mundësinë nxënësve që të kryejnë praktikën.
Në këtë ditë, kjo shkollë firmosi edhe një marrëveshje me shoqatën e restoranteve dhe bujtinave. Nga viti në vit, është në rritje interesi i të rinjve për të zgjedhur arsimin profesional dhe jo një gjimnaz të përgjithshëm.