Ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve në Bashkinë e Tiranës ka ndërhyrë këto ditë për rehabilitimin e shtresave asfaltike në disa segmente të rëndësishme rrugore në kryeqytet. Rruga “Sinan Tafaj” është një prej tyre, ku janë riparuar shtresat e dëmtuara, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm të sigurisë dhe të lëvizjes. Po ashtu është punuar edhe në disa segmente të tjera të qytetit, si: Rruga “Hysen Lloci”; Bulevardi “Gjergj Fishta”; rruga “Millosh Shutku” dhe rruga “Gjon Krisili”. Ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve vazhdon të punojë edhe në këto ditë gjatë natës, duke u kujdesur për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të dëmtuara në të gjithë qytetin, duke kontribuar në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.