Blofi i rëndë i Botëror sjell “viktimën” e parë në radhët e përfaqësueses gjermane. Oliver Bierhoff, administratori i deleguar i ekipit përfaqësueses, ka dhënë dorëheqjen e pa revokuar, mbi të rëndojnë shumë dy eliminimet radhazi në Botëror:
“Pas 18 vitesh përgjegjësi të ngarkuar nga Federata Gjermane kanë vendosur të jap dorëheqjen nga pozicioni i administratorit të deleguar me efekt të menjëhershëm. Pas një takimi që pata me presidentin e Federatës i bëra me dije këtë vendim për t’i hapur rrugën ideve të reja”, u shpreh Bierhoff.