Aktualitet

Bonusi i fundvitit, ministri Mete: U miratua fond 3.5 miliard lekë! Ja sa do të përfitojnë pensionistët dhe kur do të shpërndahet

Këshilli i Ministrave ka miratuar bonusin e fundvitit që do të shpërndahet për pensionistët dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare.

Ministri i Financave, Ervin Mete raporton se është miratuar një fond prej 3.5 miliardë lekë dhe pensionistët do të përfitojnë shumën prej 5 mijë lekësh.

Bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Shpërblimi, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare, mund të tërhiqet edhe pas festave të fundvitit.

Deklarata e ministrit Mete:

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.

Exit mobile version