Studiuesit japonezë pohojnë se çaji oolong djeg yndyrnat. Sa më shumë gota çaj aq më mirë do të ndihet gjithësecili prej nesh. Studiuesit nga Universiteti i Tsukuba në Japoni pohojnë se çaji oolong rrit djeg yndyrën, një efekt që vazhdon të funksionojë edhe kur jeni duke ndjekur apo duke fjetur.
Sipas kreut të hulumtimit, profesor Kumpei Tokuyama, pirja e vetëm dy filxhanëve çaj oolong në ditë stimulon ndjeshëm proceset e djegies së yndyrës në trup.
“Ashtu si të gjitha llojet e çajit, edhe ai oolong përmban kafeinë, e cila ndikon në metabolizmin e energjisë, duke rritur rrahjet e zemrës. Megjithatë, studimet tregojnë se pirja e çajit mund të rrisë ndarjen e yndyrës, pavarësisht nga efektet e kafeinës”, shpjegon eksperti. “Prandaj ne kemi dashur të hetojmë efektet e konsumit të çajit oolong në energjinë dhe metabolizmin e yndyrës në një grup vullnetarësh të shëndetshëm.”
Për të arritur në përfundime, studiuesit i ndanë vullnetarët në tre grupe: disa konsumuan çaj oolong çdo ditë, të tjerë kafeinë të pastër, ndërsa të tjerëve iu dha një placebo, si pjesë e një prove që zgjati gjithsej dy javë.
Rezultatet zbuluan se pjesëmarrësit që pinin çaj oolong ose kafeinë e rritën ndarjen e tyre të yndyrës me 20% krahasuar me grupin e kontrollit, duke vënë në dukje veçanërisht se efekti i pirjes së çajit oolong vazhdoi edhe pasi pjesëmarrësit kishin fjetur.