Shendetesi

Covid-19 , Ministria e Shëndetësisë: Ja rezultatet e  situatës epiemiologjike në vend

Përmes një njoftimi zyrtare Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 26 persona, janë shëruar 9 persona dhe fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete. Jo vetem kaq por ekspertet bejne me dije se duhet te kene shume kujdes dhe duhet te bejne vaksinen kunder covid19.

Njoftimi zyrtare i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 362 testime, ka 26 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit

14 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 362 testime, nga të cilët 26 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

14 në Tiranë, 6 në Dimal, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Patos, Himarë.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,904 që nga fillimi i epidemisë.

 Statistika ( 14 Mars 2023)

Raste të reja ditore               26

Të shëruar në 24 orë            9

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                        362

Testime totale                   2,044,400

Raste pozitive                      333,689

Raste të shëruara                  329,904

Raste Aktive                             185

Humbje jete                              3,600

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      157

Fier                           9

Berat.                         7

Vlorë                         5

Durrës.                      3

Gjirokastër.             2

Shkodër.                    1

Kukës.                          1

Exit mobile version