Aktualitet Shendetesi

Covid-19 në vend, 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete.

Publikohet bilanci I shifrave te COVID19 nga Ministria e Shëndetësisë. Specialistet e shendetit bejne me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete. Aktualisht në Spitalin Infektiv  po marrin trajtim 2 pacientë, ndërsa janë shëruar 9 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,595 që nga fillimi i epidemies ne vend. Ne njoftimin e Ministria e Shëndetësisë thuhet se jane kryer: 438 testime, ku vetem 5 qytetarë kane rezultuar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit. Diten e sotme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit., Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Konkretisht ne njotimin zyrtar thuhet se qytetaret e testuar dhe at ate konfirmuar me covid I perkasin disa qyteteve. Janë kryer 438 testime, nga të cilët 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

3 në Tiranë, 2 në Shkodër.

Janë 121 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,595 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 438

Testime totale 2,034,299
Raste pozitive 333,312
Raste të shëruara 329,595
Raste Aktive 121
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 100
Fier 8
Shkodër. 5
Durrës. 3
Berat. 2
Vlorë 1
Lezhë. 1
Gjirokastër. 1

Exit mobile version