Muaji Shtator ka sjell një rritje të numrit të fëmijëve që drejtohen tek mjeku pediatër. Sipas mjekëve veç virozave të stinës tek fëmijët është i përhapur edhe Covidi.
“Kemi virozat, kemi Covidin, kemi ftohjet e zakonshme, infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore. Kemi larmishmëri klinike. Nuk mund të themi që mbizotëron një diagnozë. Gjitha diagnozat që po flas ne i kemi të pranishme pothuajse çdo ditë të javës.”tha Bektash Murati mjek pediater.
Sipas pediatrit Bektash Mandri simptomat kryesore janë dhimbje fyti dhe temperaturë.
“Pacientët me Covid në këtë peridhë po na manifestojë dhimbje koke, të përziera, të vjella, dhimbje gryke që zgjat gati dy javë. E rëndësishme është se nuk ka ndonjë klinikë të rënduar siç ka qenë më parë.”apeloi mjeku pediater. Fëmijët mbi 10 vjeç e kalojnë me më pak probleme, pasi ata e kanë imunitetin më të fortë se fëmijët më të vegjël.
“Temperatura është e pashmangshme. Fëmijët që janë mbi 10 vjeç ku sistemi imunitar është i maturuar këto e kanë temperaturën ka raste një ditë ose dy ditë dhe nuk ka më temperaturë. Ndërsa tek moshat më të vogla temperatura vazhdon 3, 4, 5 ditë ose më shumë. Ndërsa ajo pjesa e laringut, ngjirja e zërrit ose një kollë si e thatë, por që shpesh herë ka ndonjë sekrecion ngelet për dy javë.”theksoi pediatri.
Sipas të dhënave nga bluzat e bardha numri i të infektuarve me covid ka ardhur në rritje prej mesit të muajit gusht, por variantet e reja që qarkullojnë shkaktojnë më pak simptoma të rënda se variantet e mëparshme. Mjekët këshillojnë ushqime të shëndetshëm dhe lëngje të përgatitura në shtëpi.