Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e infektimeve të të gjithë vëndit. Rizgjohet Covid19, shtohet numri I infektimeve. Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e ditës së sotme lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.Sipas MSH në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa nga 338 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.
Njoftimi zyrtare i Ministrisë së shëndetësisë:
5 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 338 testime, nga të cilët 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
15 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Korçë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Fier.
Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,150 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 5 Prill 2023)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 338
Testime totale 2,050,120
Raste pozitive 333,949
Raste të shëruara 330,150
Raste Aktive 195
Humbje jete 3,604
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 168
Vlorë 7
Shkodër. 4
Berat. 4
Korçë. 4
Fier 3
Durrës. 2
Elbasan. 2
Lezhë. 1