Vitin që vjen 100 mësues do ti shtohen për fëmijët me aftësi ndryshe dhe jo vetëm kaq por do trë jenë 2000 mësuese ndihmës. Këtë lajm e ka bërë me dijë vetë ministrja e arsimit. Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në vitin që vjen do të punësohen 100 mësues special që do t’ju vijnë në ndihmë fëmijëve me aftësi ndryshe.Këtë gjë ministrja e bëri të ditur gjatë ceremonisë së vlerësimit të “Mësuesi i vitit 2023”, ku theksoi se numri i mësuesve ndihmës në total do të arrijë në 2 mijë në vitin 2024.Ajo tha se është gati plani kombëtar i masave për arsimin. Ndër hapat që do të ndërmerren është dhe rritja e pagave të mësuesve si dhe zhvillimi i trajnimeve të ndryshme.“Kemi gati planin kombëtar të masave me fokus zhvillin më të mirë të nxënësve por dhe të mësuesve me qëllim rritja e cilësisë së mësimdhënies. Qasja jonë për të përfshirë më shumë mësues ndihmës për fëmijët me aftësi speciale do të jetë objektiv. Do të jenë 100 mësues speciale që do të punësohen. Do të punësohen mësues special ku në vitin në vijim do të kemi 2 mijë mësues ndihmës. Një ndër hapat e transformimit në arsim që ndikojnë në performacë është mbështeja financiare. Në 2024 ne do të kemi një rritje të konsiderueshme pagash për mësuesit. Paga mesatare e mësuesve do të jetë 950 mijë lekë.”, tha Manastirliu