Aktualitet

Drejtoresha e INSTAT: Sa para janë shpenzuar për ndërtimin e rrugëve 2014-2022

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, zbuloi gjatë një interviste për Euroneës Albania shifrat që janë shpenzuar ndër vite në lidhje me ndërtimin e rrugëve në Shqipëri.

Dhuli bëri me dije se  Instituti i Statistikave, ka pasqyruar në bazë të të dhënave të marra nga Autoriteti Rrugor Shqiptar por dhe nga ministritë e linjës, shifrat për shpenzimet e kryera për ndërtimin e rrugëve për një periudhë 8-vjeçare.

Sipas saj nga viti 2014 deri në vitin 2022 në Shqipëri janë shpenzuar 2 mld euro për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Gjithashtu ajo shtoi në vitin 2022 ishin shpenzuar 24 miliardë lekë për ndërtimin e rrugëve.

“Ne kemi një shifër konkrete të publikuar nga INSTAT të ndërtimit të të rrugëve, në të cilën janë ndërtimi dhe mirëmbajtja, sepse duhet të kemi edhe mirëmbajtjen e rrugëve. Në vitin 2022, referuar edhe statistikave të zyrtarizuara nga INSTAT është 24 miliardë lekë”, -tha Dhuli.

Ajo theksoi se nuk kemi të bëjmë me një studim të veçantë por thjesht me grumbullim statistikash nga institucionet.

“Nuk është studim i veçantë por është një statistikë zyrtare e prodhuar mbi bazën e informacioneve zyrtare të grumbulluara nga këto institucione, Autoriteti Rrugor shqiptar dhe ministritë përkatëse. Kemi një informacion zyrtar që është publikuar dhe nga Autoriteti Rrugor shqiptar”, tha ajo.

Exit mobile version