Aktualitet

Durrësi, destinacioni i preferuar i të huajve! Adhurojnë Amfiteatrin

Durrësi është një nga destinacionet më të preferuara nga turistë të huaj në vendin tonë. Të organizuar në grupe ata e zgjedhin këtë qytet edhe për kulturën. Vizitorët janë kryesisht nga shtete europiane si Çekia, Polonia, Holanda, Gjermania etj.

“Ne jemi një grup që vijmë nga Gjermania, na pëlqen ky vend dhe kemi një atmosferë miqësore. Sot jemi në Durrës, pamë Amfiteatrin dhe u njohëm me historinë e këtij qyteti. Është i mrekullueshëm!”thote njeri nga turistet.

“Jemi një grup shokësh dhe çdo 5 vjet udhëtojmë në vende të ndryshme. Shqipëria na pëlqen dhe Durrësi është një qytet i bukur.”thekson nje turist gjerman I cili eshte I apasionuar pas antikitetit.

“Kemi vizituar Beratin, Krujën, Tiranën dhe sot Durrësin. Amfitetari është i veçantë.”

Amfiteatri Antik është një nga objektet më të vizituara.

“Turistët kanë shumë informacione, ato lexojnë para se të vijnë nëpër faqe të ndryshme, historinë e Amfiteatrit dhe kanë dëshirë ta prekin nga afër si monument.”

Sipas të dhënave nga autoritetet lokale, numri i turistëve është çdo vit ne rritje.

“Krahasuar me një vit më parë, nga Janari në Maj jemi në shifrat 11 milionë lekë të vjetra për këtë sezon, kemi një rritje të konsiderueshme të vizitorëve gjatë kësaj periudhe.”

Referuar të prenotimeve, edhe gjatë këtij sezoni numri i turistëve të huaj pritet të jetë i lartë. Për këtë arsye operatorët turistik e cilësojnë këtë sezon, më të mbarë se një vit më parë

Exit mobile version