Qytetaret, në Durrës po bëjnë plazh në shkallët e betonit. Këtë pamje e shikojmë pothuajse për cdo ditë në zonën e plazhit në qytetin bregdetarë të Durrësit. Për herë të parë në më shumë se 15 vjet, privati ka zaptuar jo vetëm atë që dikur ishte plazh publik, por është zgjeruar deri tek gurët dekorativë të shëtitores “Taulantia”. “Rritja e çmimeve të çadrave e shazlloneve n aka frenuar jashtë mase shumë. Deri tani jemi munduar që të marrim dhe në shërbimet të hotelet private po tani nga cmimet e larta skemi mundësi ekonomike ti përballojmë. Një cadër 2 mijë lek, e papërballueshme nga pensionistët”, thekson Zana Alushani banore e qytetit të Durrësit. Kjo e fundit thekson se bëhen një grup shoqesh nga pallati dhe bëjnë plazhin bashke. Jane komshinj prej shume vitesh dhe ende e mbajnë lidhjen e fortë mes tyre. “Nuk ka asnjë vend public. Te private stë lejon njeri të hapësh cadrat tona. Këtë verë nuk e di ku dhe si do të bëjmë plazh”, ankohet Ilmi Hoxha pensionist banor I qytetit të Durrësit. Shkallët e betonit qëndrojnë të mbushura plot thuajse në cdo orar të ditës. Madje shumica e pensionistëve janë familjarizuar me kushtet e krijuara në atë ambijent. Pirgu i rërës “pret” në fund të shëtitores bregdetare, të hidhet mbi gurë sa herë deti e tërheq. Për qytetarët kjo është e padrejtë. Sipas bashkisë së Durrësit, hapësirat publike këtë sezon veror janë shtuar me 10%, por kjo ndarje vijon të mos respektohet.