Sigurime të Detyrueshme

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për muajin janar-prill 2023

AMF, bwn bilancin e sigurimeve per muajt janar_prill. Sipas statistikave te buletinit zyrtare te monitoruar nga AMF të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-prill  2023 kapën vlerën 6,819 milionë lekë, ose 16.75% më shumë se në janar-prill  2022. Gjatë muajit janar-prill  2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 384,225  me një rritje prej 14.31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.67% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.31% dhe risigurimi  0.021%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.69% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.31% të totalit të tregut.
 Gjatë muajit janar-prill  2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,108 milionë lekë, ose 3.26% më pak se në muajin  janar-prill  2022, kryesisht ndikuar nga efektet e dëmeve në sigurimin e pronës. Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin  janar-prill  2023 kapën vlerën 1,533 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-prill  2023 arritën rreth 3,636 milionë lekë, ose 9.06% më shumë se në muajin  janar-prill  2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin  janar-prill  2023, pati një rritje prej 8.75% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.93% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në muajin  janar-prill  2023 pati një rritje prej 10.84% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 62.69% krahasuar me muajin  janar-prill  2022.

Produkti Sigurim Kufitar, në muajin  janar-prill  2023, pati një rritje 8.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin  janar-prill  2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 17.98%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-prill  2023 arritën rreth 3,184 milionë lekë, 26.97% më shumë se në muajin  janar-prill  2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.26% krahasuar me muajin  janar-prill  2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-prill  2023, patën një rritje me 27.76%  kundrejt muajit janar-prill  2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-prill  2023 siguruan mbi 1,703 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.48%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.85% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatëmuajit janar-prill  2023, vihet re një rritje prej 28.43% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 6.11% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin  janar-prill  2022.

Të ardhurat nga sigurimete Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatëmuajit janar-prill  2023, arritën në rreth 422 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.28% në krahasim me muajin  janar-prill  2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatëmuajit janar-prill  2023, arritën rreth 567 milionë lekë, ose 23.82% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar-prill  2023 u ulen me 3.26% krahasuar me janar-prill  2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 1,533 milionë lekë, apo 72.76% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

EmërtimiVlerat (në 000 lekë)Ndryshimi
(në %)
janar-prill  2022202323/`22-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme191175(8.79)
Karton Jeshil42859539.03
Kasko9813335.87
Exit mobile version