Gjatë periudhës janar-tetor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,089,676 me një rritje prej 14.34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-tetor 2022 kapën vlerën 17,183 milionë lekë, ose 9.16% më shumë se në janar-tetor 2021. Gjatë kësaj periudhe, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,089,676 me një rritje prej 14.34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.91% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.02%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.10% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.90% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-tetor 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,324 milionë lekë, ose 4.77% më pak se në periudhën janar-tetor 2021.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-tetor 2022 kapën vlerën 3,664 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.92% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-tetor 2022 arritën rreth 10,636 milionë lekë, ose 10.61% më shumë se në periudhën janar-tetor 2021.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-tetor 2022, pati një rritje prej 6.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.57% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-tetor 2022 pati një rritje prej 40.19% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 58.74% krahasuar me periudhën janar-tetor 2021.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-tetor 2022, pati një rritje 11.82% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-tetor 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 21.62%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-tetor 2022 arritën rreth 6,547 milionë lekë, 6.89% më shumë se në periudhën janar-tetor 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 12.67% krahasuar me periudhën janar-tetor 2021.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-tetor 2022, patën një rritje me 4.09% kundrejt periudhës janar-tetor 2021.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-tetor 2022 siguruan mbi 2,836 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.86%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 23.97% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatëperiudhës janar-tetor 2022, vihet re një rritje prej 5.45% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.80% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-tetor 2021.
Të ardhurat nga sigurimete Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatëperiudhës janar-tetor 2022, arritën në rreth 1,163 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 15.22% në krahasim me periudhën janar-tetor 2021.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatëperiudhës janar-tetor 2022, arritën rreth 1,378 milionë lekë, ose 20.19% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-tetor 2022 u ulën me 4.77% krahasuar me janar-tetor 2021. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,664 milionë lekë, apo 68.81% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
Emërtimi | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
(në %) | |||
janar-tetor 2022 | 2021 | 2022 | 22/`21-1 |
Dëmi mesatar | |||
MTPL e brendshme | 181 | 196 | 8.37 |
Karton Jeshil | 918 | 523 | (43.03) |
Kasko | 118 | 110 | (6.51) |
.