NATO uron shqiptarët për festën e pavarësisë.Organizata ushtarake e Atlantikut Verior ka uruar aleatin e saj Shqipërinë për festën e 111 vjetorit të Pavarësisë.Përmes një postimi në Facebook, NATO ka publikuar fotografinë e një ushtari i cili mban në duar flamurin kuqezi.“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë në ditën e tyre të Pavarësisë. Ne jemi NATO”, shkruhet në postim.