Shendetesi

Epilepsia “sëmundja e tokës”, me e përhapura ne neurologji.

Në Shqipëri 1% e popullatës  është e prekur nga epilepsia ose e njohur ndryshe si sëmundja e tokës. Ekspertet e mjekesise tashme kane marre masa edhe per gjetjen e menyrave efikase deri ne sherimin e plote te pacienteve qe vuajne nga kjo semundje. Ndonëse deri tani eshte konsideruar si një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme, vitet e fundit ka nisur të trajtohet përmes ndërhyrjeve kirurgjikale. Qe nga viti 2013, deri tani rezulton se 35 pacientë kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale për t’u shëruar plotësisht prej sëmundjes më të përhapur neurologjike.Ne nje prononcim per nje nga televizionet kombetare Arsen Seferi, neurokirurg thekson se: Epilepsia është një nga sëmundjet më të shpeshta neurologjike edhe kap rreth 1 % të popullatës. Sot tentohet që fëmijëve t’u jepet përparësi sepse trajtimi me medikamente sidomos tek fëmijët do të shtonte defiçitet konjiktive. Por jo të gjithë pacientët mund t’i japin zgjidhje përfundimtare kësaj sëmundje me anë të kirurgjisë. Trajtimi kirurgjikal i epilepsisë kërkon epilepsi fokale, farmakorezistente ku fokusi epileptik duhet të jetë në lobin temporal. Në këtë epilepsi është në 80 % efikase”. Udhezon mjeku Seferi. Ai shton se shenjat e sëmundjes janë dridhje të vazhdueshme të trupit duke bërë që shpesh këta pacientë të pësojnë lëndime trupore derie dhe në fraktura. Doktori shton se afro 23% e personave të prekur vuajnë nga depresioni dhe 20% nga ankthi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit në botë zbulohen 5 milionë raste të reja me këtë sëmundje, ndërsa në total rezultojnë të prekur rreth 50 milionë njerëz.

Exit mobile version