Aktualitet

“Euronews” shpall Shqipërinë, vendin e gjelbër të muajit mars

Ulja e emetimeve në atmosferë dhe mbështetja e politikave të gjelbra është sfida globale e shekullit. Media e njohur, “Euronews” ndjek hap pas hapi, vendet që çojnë përpara këto nisma, dhe për këtë muaj ka zgjedhur Shqipërinë si vendin më të gjelbër në Europë të këtij muaji.

Arsyet janë disa, por e para dhe më e rëndësishmja për “Euronews” është mbrojtja e lumit të fundit të egër në Europë, Vjosa, duke e shpallur atë Park Kombëtar. Kjo nënkupton që mbrohen 1000 specie, shumë prej tyre të rralla, dhe 12,727 hektarë pyje.

Të tjera politika pozitive ndaj mjedisit verën “Euronews” në Shqipëri, kësaj radhe të prodhimi i energjisë, që është tashmë 100% i rinovueshëm. Edhe pse në këtë faze, vendi sërish po punon për të diversifikuar burimet duke hartuar një plan për instalimin e termocentraleve të rinj diellor dhe të erës.

Edhe hyrja në fuqi e ligjit që ndalon prodhimin, importin dhe tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshme është vlerësuar si politikë miqësore e rëndësishme ndaj mjedisit.

Në këtë artikull Shqipëria përmendet se bashku me Norvegjinë dhe Luksemburgun për disa nga nismat e që promovojnë një ekosistem të pastër.

Exit mobile version