Sipas njoftimit të sotëm të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt 2023 është 6,8%, por sipas matjeve kombëtare në të njëjtin muaj çmimet u rritën me 7.2%, si rrjedhojë e peshave të ndryshme që kanë grupet e mallrave në shportën e konsumit.
Sipas metodologjisë së Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 11,8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 7,3%, “Veshje dhe këpucë” me 5,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5%, “Transporti” me 4,3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 3,4%, “Shërbimi arsimor” me 2,9%, “Shëndeti” me 2,3% dhe “Komunikimi” me 1,1%.
Në muajin shkurt 2023, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,3%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9%, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shëndeti” me 0,1% secili.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria është ne mesin e vendeve Europiane me rritjen më të ulët të çmimeve. Në muajin shkurt, inflacioni mesatar në BE ishte 9.9%, ndërsa në Shqipëri, 6.8%.
Vendet me rritjen më të ulët të çmimeve ishin Zvicra, Luksemburgu, Belgjika, Spanja, Greqia, me rritje 2-6.2% dhe në krahun tjetër, rritja më e madhe çmimeve ishte në Hungari me 26%, Letoni me 20% Çeki dhe Estoni mbi 18%.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) janë hartuar për të matur ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga të gjithë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. IÇK dhe IHÇK përdoren si matës të inflacionit të konsumit.
IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, ndërsa përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve.
Shporta e IÇK përmban 331 produkte dhe IHÇK përmban 329 produkte. Shporta e IÇK mbulohen vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit.
IHÇK mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri.