Aktualitet

Eurostat: Paketat turistike, ku u rritën më shumë në Europë, renditja e Shqipërisë

Duke analizuar çmimet e paketave turistike sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve, Eurostat vuri në dukje se në korrik të këtij viti, rritja më e fortë ishte në Turqi, Francë dhe Itali, teksa në krahun tjetër kryesuan renditjen për uljen e çmimeve Norvegjia, Malta, Finlanda dhe Mali i Zi.

Sipas Eurostat në Shqipëri, çmimi i paketave turistike në muajin korrik shënoi rritje me 1.4%, duke e renditur vendin tonë në mesin e 10 vendeve ku çmimet e shërbimeve turistike u ulën ose u rritën më pak se në vendet e tjera.

Të dhënat tregojnë se çmimet e paketave turistike shënuan rritje me gati 50% në Turqi në muajin korrik krahasuam me korrikun 2023. Në dy dekadat e fundit, Turqia është shndërruar në një destinacion konkurrues në Europë.

Fillimisht vendi ndërtoi resorte të mëdha ku u ofruan paketa me gjithçka të përfshirë dhe me çmime konkurruese.

Turqia sërish mbetet një destinacion konkurrues, pasi çmimet janë rritur edhe në vendet e tjera të Europës, teksa ajo ende ofron paketa të lira në raport me to.

Paketat turistike në Francë kanë shënuar rritje me 22.2%. Franca me kryeqytetin e saj Parisin mbetet një nga destinacionet kryesore europiane për turistët ndërkontinentalë.

Italia gjithashtu shtrenjtoi çmimet e paketave në korrik me 19%. Roma dhe pothuajse shumica e qyteteve italiane janë të marketuara globalisht duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga e gjithë bora dhe sidomos nga Azia.

Më tej, rritje e madhe e çmimeve të paketave turistike u konstatua në Qipro, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi dhe me mbi 15%.

Pandemia Covid -19 dhe kufizimet në lëvizje që u aplikuan në të gjithë botën për frenimin e përhapjes së lëvizjes nxiten me tej udhëtimet me përfundim të saj. Rikthimi i vrullshëm i turistëve në qytetet kryesore të Europës tashmë po shndërrohet në shqetësim për banorët vendas, të cilat janë ngritur në protesta këtë vit.

Një varg qytetesh po mendojnë të vënë tarifa sheste për të penguar vërshimin e turistëve. Pak muaj më parë, qyteti italian e Venecias vendosi një taksë hyrje prej 15 eurosh për çdo turist të rritur që viziton qytetin.

Bashkia e qytetit po arkëton të ardhura të kënaqshme nga kjo taksë që edhe nëse nuk frenon vizitorët, të paktën do të sigurojnë burime të ardhurash që do t’i shërbejnë komunitetit.

Rritja ndërkombëtare e udhëtimeve ka përfshirë edhe Shqipërisë. Çmimet janë rritur për shërbimet e turizmit, por duket se hotelet e mëdha kanë mbajtur nën kontroll tarifat e paketave për turizmin e organizuar.

Duke qenë se në Shqipëri po vijnë turistët low cost që nuk konsumojnë shumë bizneset janë në dilemën e përshtatjes me këtë lloj turisti apo të synojnë nivele të tjera.

Mirëpo mungesa e infrastrukturës, transportit, pastrimit të plehrave dhe furnizimi i rregullt me drita dhe ujë pengojnë ofrimin e shërbimeve për turistë elitarë./Monitor

Exit mobile version