Aktualitet

Besimtarët myslimanë falën Fiter Bajramin, në  “Sheshin Skënderbej” në Tiranë.

Pas agjerimit të  muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarë të shumtë falën namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Atmosfera e begatë  kishte pushtuar të  gjithë  kryeqytetin shqiptarë . Bashkia Tiranë  ka marrë  masat e nevojshme pë r të  gjithë  besimtarë t pë r të  falur Bajramin në  sheshin kryesore të  metropolit. “Pas një muaji lutjesh dhe sakrificash besimtarët myslimanë falën sot namazin. Ata u lutën për më shumë begati dhe prosperitet në këtë ditë të shenjtë”shprehen pë rfaqë suesit e komunitetit europian. .Nderkaq besimtarë t kishin zaptuar të  gjithë  sheshin “Skë nderbej”, dhe ishin akomoduar per faljen.“Kemi agjëruar 30 ditë dhe tani kjo është dita e shpërblimit, që të marrim shpërblim nga Allahu”, shprehet një besimtar.“Shpresojmë që popullit shqiptar t’i kthehet shpresa”, shton një tjetër. Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, veç urimit, zgjodhi që këtë vit një mesazh t’ia drejtoi të gjithë atyre që po largohen nga Shqipëria. Ai bëri thirrje reflektimi për disa nga plagët më të rënda sociale nga të cilat po vuan shoqëria jonë sot. “Unë u sugjeroj gjithë shqiptarëve që të mos e braktisin vendin e tyre. Ta ndërtojnë atdheun e tyre, për veten tyre, për familjet e tyre në Shqipëri. Sepse Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që Zoti na i ka falur”. Edhe në Durrës, Elbasan, Vlorë e në shumë qytete të tjera, u mbushën me besimtarë që bënë faljen e madhe pas 30 ditëve agjërim. Më pas besimtarët u shpërndanë më pas për të festuar me familjet tyre. Tradita e kësaj feste është edhe ndarja e ndihmave për njerëzit në nevojë.

Exit mobile version