Shendetesi

Grip e Covid në qarkullim/ 270 mijë vaksina antigrip vijnë në tetor për të riskuarit

Vjeshta sjell gripin dhe covid19. Sapo ka startuar sezoni I vjeshtes kane nisur te shtohet numri I te prekurve nga gripi dhe covidi, Gripi dhe covid-19 do të jenë dy viruse që në bashkë-qarkullim do të na shoqërojnë përgjatë sezonit të dimrit.  Ndërsa rastet me covid kanë ardhur në rritje, gripi ende nuk ka nisur qarkullimin e tij. Gjatë një intervistë për Euronews Albania, përgjegjësja e programit kombëtar të vaksinimit Rovena Daja thotë se për të mbrojtur popullatat në risk ministria e shëndetësisë ka siguruar një sasi vaksine antigrip.Me të mbërritur vaksinat do të shpërndahen në të gjithë territorin e Shqipërisë. Po kush do të jenë kategoritë që jo vetëm duhet të injektojnë vaksinën e gripit por edhe do ta përfitojnë atë falas. Paralel me vaksinën antigrip në të gjitha poliklinikat po aplikohen dozat përforcuese të vaksinës anticovid, e cila siguron mbrojtje nga varianteve omicron në qarkullim.

Exit mobile version