Në thuajse gjashtë dekada punë si orëndreqëse, 72-vjeçarja Aneta Diamanti e tregon historinë e jetës me Tik-Tok-un e orëve që ka riparuar. “Unë e kam filluar këtë zanat në moshën 15-vjeçare, kam 57 vjet që punoj pa ndërprerje. Kisha dëshirë e vullnet dhe arrita që ta mësoj. Në të njëjtën kohë u njoha edhe me bashkëshortin tim, të dy orëndreqës, edhe ai më ka ndihmuar.”tha Aneta Diamanti orwndreqwse. Zanatin e ka trashëguar tek djali i saj Alberti, por edhe nipi 8-vjeçar duket se premton për të vazhduar traditën familjare.“Kam dëshirë që të marr dhe një nip, e ka me dëshirë, me pasion, por koha do ta tregojë se është vetëm tetë vjeç.Aneta e përshkruan zanatin si një byzylyk që i jep hijeshi e dobi çdokujt.“Do ta lë atëherë kur të më lerë, po arriti që të më dridhet dora nuk e vazhdoj dot më, sepse janë gjëra shumë të imta dhe i prish orën tjetrit. Kështu që po më la do ta lë.”Edhe pse teknologjia i ka dhënë tregut një tjetër dinamikë përgjatë viteve, Alberti shprehet se nevoja për të riparuar orë ka qenë gjithmonë e pranishme.
“Më përpara kanë qenë orët manuale, me kurdisje, pastaj u bënë automatike, me kronograf dhe kështu ndryshon, çdo ditë del një gjë e re. Logjika e punës është e njëjta por vetëm se janë më të ngarkuara. Kam mbi 15 vjet që merrem me orët e shtrenjta, këtu tek ne qarkullojnë shumë lloje të ndryshme orësh.”tha Aneta Diamanti orwndreqws. Në hartën e kryeqytetit, hapësirat ku ushtrohen zanatet mbeten pika të vlefshme orientimi drejt krenarisë që të jep puna, pasioni dhe durimi.