Është shëndrruar në një simbol kulturor e patriotik, në median klasike dhe në rrjetet sociale, duke fituar simpatinë e gjerë të publikut në kohë të vështira për ekzistencën njerëzore. Nuk bëhet fjalë për një artist të shoëbizit shqiptare por, për një mjek human që aderon fuqishëm në politikë. Dok Admir Sinamati është një nga ata mjekë që ende nuk e ka humbur besnikërinë ndaj parimeve të Hipokratit për të cilat, është betuar rreth 25 vite të shkuara kur përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjeksisë. Edhe pse ka shume vite që jeton mes Tiranës dhe Kukësit, zemra sërish i rreh për vendlindjen e tij Kukësin. “Kryebashkiak më të mirë për të shëruar plagët e Kukësit nuk mund të gjendej”, kjo është shprehja me klishe që e dëgjon thuajse në çdo derë të zonës së qytetit veriore sic është Kukësi. Mesa duket këtë here, banorët e Kukësit duket se kane qëlluar në shenjë, përsa i përket të përzgjedhurit tyre për të parin e qytetit. Dok Admir Sinamati, është tipiku i djalit lumjanë, me një besnikëri që tregon shumë për vlerat karakteriale të tij duke qenë se profesionin e mjekut e përzgjodhi vetë ndërsa zgjedhjen politike ja imponoi dhe “përkeqësimi”i zonës ku ai u lind e u rrit. E tillë ishte jeta për çdo të ri në Kukës, ku para 25 vitesh ëndërronin Tiranën ndërsa sot fati i dërgoi në Londër. Për nje qytet model e mikëpritës dhe për një familje të madhe si ajo nga vjen Dok Sinamati, të ndiqje pasionet ishte një luks i paarritshëm, sidomos kur e drejta për studimet e larta nuk ishte një mundësi e akesueshme për të gjithë shqiptarët. Mjeku Admir Sinamati ka prezantuar kandidaturën në Primaret brenda PD-së për Bashkinë e Kukësit. Në njërën prej fjalimeve të tij nga selia blu, Sinamati theksoi se shumica dërrmuese e demokratëve janë të bashkuar dhe se me rithemelimin e PD-së sipas një filozofie të mirfilltë konservatore ku roli i anëtarit të partisë u ngrit në nivelin e kërkuar prej kohësh, -tashmë nëpërmjet parimit te “Primareve”.”Votoni për të ardhmen tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj’, ishte mesazhi i të gjithë të pranishmëve në takimin e radhës. Anëtarët e PD-së kanë zgjedhur doktorin Admir Sinamati si drejtuesin e tyre për 4 vitet e ardhshme. Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, kandidati Sinamati ka marrë 669 vota nga 727 votues. Kandidati tjetër, Irel Elezi, emri i të cilit ishte në fletën e votimit, pavarësisht se ai u tërhoq në mëngjes ka marrë 58 vota.Të gjithë së bashku për fitoren e Partisë Demokratike dhe dr. Admir Sinamatit në zgjedhjet e 14 majit është edhe tema kryesore e diskutimeve në bisedat mes banorëve të njësisë administrative të Shtiqnit në Kukës, para pak ditësh. Qëndresa dhe mbështetja pa asnjë dyshim e anëtarëve të Partisë Demokratike të degës së Shtiqnit dhënë Partisë Demokratike të Shqipërisë prej një viti e gjysmë në rithemelimin e saj, është edhe arsyeja kryesore e falënderimeve gjatë takimit me demokratët dhe banorët e Shtiqnit, të doktor Admir Sinamatit dhe drejtuesve të PD-së. Mbështetja dhe fitorja e doktor Admir Sinamatit në zgjedhjet e 14 majit, ishte dhe mesazhi i qartë i anëtarëve të PD-së dhe banorëve të Shtiqnit gjatë takimit të zhvilluar në këtë njësi administrative. Nëse do të donit të rriteni shëndetshëm në profesion e karrierë, një model ideal për ju është Dr. Admir Sinamati. Pse e shikojme dr. Admir Sinamati model frymezimi? Ne nuk e bazojmë suksesin tonë tek humbja e kundërshtarit por në meritën e fitores sonë.Thekson ne nje nga fjalimet e mbajtura ne takimet me elektoratin z. Sinamati.
Kukësi meriton frymëmarrje, liri, barazazi dhe zhvillim të qëndrueshëm. Kukësi nuk është dhe nuk mbetet kurrë pëng i mafias, nuk duhet të shërbejë si lavatriçe e Qeverisë. Burimet natyrore që zoti ia ka falë Kukësit duhet t’i shfrytëzojnë banorët e kësaj zone dhe jo të jenë plaçkë tregu në këmbim të një karrige kryetari. Ne do te fitojmë e për atë po punojmë me zemër e me shpirt! Zoti ju bekoftë ju , Kukësin dhe Shqipërinë! Zoti e bekoftë prof. Sali Berishën! Fitore! Mbyll fjalimin e tij ne nje nga takimet e perditshme dok Sinamti. Dok Sinamati është I pranishem ne cdo ane te Kukesit. Edhe pse i bindur ne dashamirësinë që kanë njerëzit kundrejt figurës së dok Sinamatit ai vete ka nisur një fushatë shumë të mirëstrukturuar të bazuar në një platforme që do te mund të nxjerr në pah zërin e banorit të Kukësit.
a.k