Shendetesi

I ftohti ndikon negativisht tek të moshuarit/ Kujdes me veshjen, ushqimin e temperaturat.

I ftohti i acartë problem per shendetin e te moshurave dhe jo vetëm.Ky fakt eshte kapur menjehere pas rënies se menjëhershme të temperaturave dhe në disa gradë minus mund të cilat mund te shkaktojnë probleme serioze në organizëm, dhe duke shkaktuar edhe fatalitete te të moshuarit apo të sëmurët kronikë. Ne nje dalje per mediat Drejtor i urgjences dhe mjeku Skënder Brataj, udhezon që të bëjmë kujdes me ekspozimin në të ftohtë mënyrën e të veshurit, por dhe të ushqyerit. “Luhatje tensioni, organizmi mundohet të bëjë termorregullim të temperaturës, por diku mund të cedoje duke çuar në gjendje të fikti”, tregon Brataj. Te të moshuarit, termorregulimi i temperaturës është shumë më i ngadaltë ndaj tensioni i lartë tek ata, mund të çojë në hemorragji të trurit. “I kanë sensorët më të dobët dhe mezi rregullojnë temperaturën e trupit”. Brataj sugjeron të mos dilet menjëherë nga i ngrohti në të ftohtë dhe të mos ekspozohemi për kohë të gjatë në tempratura të ftohta. Po kështu, temratura në ambientet e brendshme të jenë 19-20 gradë dhe jo më shumë. I ftohti i këtyre ditëve pritet të rrisë numrin e pacientëve të prekur nga viruset e gripit.

Exit mobile version