Shendetesi

I nxehti në Elbasan/ Një sezon i ngarkuar nga pickimet dhe virozat e stinës

I nxehti i verës dhe problemet që shkakton në shëndet ka shtuar numrin e atyre që kërkojnë ndihëm e mjekëve në spitale.

Në urgjencën e Spitalit të Elbasanit thuajse cdo ditë paraqiten 150 persona. Stimuluar nga temperaturat e larta një vend të konsiderueshëm zënë ata që kërkojnë ndihmë pasi kanë rënë pre e pickimeve nga insektet dhe zvarranikët. Shefi i Urgjencës Ergys Mici bën apel veçanërisht për fermerët të cilët punojnë në bujqësi të tregojnë kujdes të shtuar sepse një pickim i patrajtuar veçanërisht nga bletët mund të sjell komplikacione.

“Si cdo verë, ka pasur problematika të tilla sic janë pickimet nga insektet dhe zvarranikët. Probleme me gjarpërinjtë, bletat dhe merimangat që shfaqen në këtë stinë se njerëzit punojnë në ara, bujqësi, japin skuqjë, dridhje, që duhen medoemos me nje konsulte te mjeku  i familjes dhe të paraqitet në urgjencë. Ka pasur raste që nga një pickim blete rrezikohet edhe jeta. Në rast kur nuk merret ndihma e pare, kemi atë që njerëzit kalojnë në gjendje shoku e deri në humbje jete”- u shpreh ai ndër të tjera.

Sakaq ditët e fundit shefi i urgjencës thotë per gazetaren Entela Duka se është shtuar numri i personave të prekur nga virozat e stinës të cilëve u sugjeron që më parë të kalojnë nga mjeku i familjes për të shmangur dyndjen në spitale.

Më së shumti ata që kërkojnë ndihmën e mjekut janë të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Exit mobile version