I riu terrorizon shkollën në Tiranë, qëllon me “pistoletë imituese” në oborr
Një ngjarje e rende ka ndodhur ditën e djeshme në një nga shkollat e kryeqytetit. Por fatmirësisht cdo gjë është mbyllur mire. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar I cili tashmë është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi ky I fundit ka terrorizuar nxënësit e shkolles duke qëlluar në ajër me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve reale në një shkollë në Farkë të Tiranës . Sipas të dhënave të ngjarjes publikuar nga Policia e Tiranës 20-vjeçari është futur në oborrin e shkollës në zonën e Farkës dhe ka qëlluar me “armën imituese” duke shkaktuar panic tek të gjithë përfshij nxënës dhe mësues. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve. Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. Kujtojmë ngjarjen e ndodhur në Beograd ku një adoleshent nga bullizimi vrau një numër të konsiderueshem bashkemoshataresh. Urojmë që ngjarje të tilla të mos ndodhin kurre në asnjë shtet jo me ne vendin tonë. Për këtë kërkojmë që të meren masa që të ketë siguri në institucionet arsimore.