Përdoruesit e droges, duhanpiresit dhe personat me stil te keq jetese sic eshte kequshqyerja dhe abuzimet me pijet. Keto janë disa nga faktoret qe behen shkaktare të infraktit tek moshat e reja. Kardiologia Daniela Teferiçi është shprehur se infakrti i miokardit te moshat e reja ndodh kryesisht te përdoruesit e kokainës, por edhe te personat me një stil të keq jetese, siç është kequshqyerja dhe duhanpirja. “Ilaçi” kryesor për sëmundjet e zemrës është aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm.
“Infarkti në moshat e reja është edhe te përdoruesit e kokainës, te përdoruesit e drogës. Shumicën e zë stili i keq i jetesës. Ndërkohë që janë edhe përdoruesit e drogës që mund të bëjnë infarkt në arterie të pastra.Kemi parë shumë raste që vijnë pa qenë të sëmurë, që vijnë me dëmtim të muskulit të zemrës, miokardit. Është bërë koronarografia dhe janë parë enët e gjakut që nuk kanë qenë përgjegjëse sa ato. Virusi ka dëmtuar muskulin e zemrës dhe kjo është e tmerrshme.Reagimet e para pas infarktit janë shumë të rëndësishme, sepse parandalojnë vdekjen dhe parandalojnë dëmtimin e mëtejshëm të muskulit të zemrës. Çfarë duhet bërë? Duhet shkuar sa më shpejt në spital. Duhet ndërhyrja sa më shpejtë, sepse aq më shpëjtë shpëtojnë muskujt e zemrës pa u dëmtuar. Mjekimi, kapja e kohë e këtyre faktorëve, redukton shumë shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Komplikacionet, më e keqja është vdekja e papritur. Zemra këtë ka, të bën vdekje të papritur. Nëse është në spital, të jepet ndihmë dhe ka shance që mund të shpëtojë, por ka edhe nga ata që dëmtimin e kanë shumë të madhe dhe nuk mund të shpëtojnë. Edhe aritmitë shkaktojnë vdekje të papritura. Po ndodhi aritmia në rrugë, në shtëpi, vdes nga aritmia. Dieta ushqimore është shumë e rëndësishme. Stili i jetesës këto ka dy shtyllat kryesore, ushqimin dhe lëvizjen. 150 minuta aktivitet i moderuar dhe intensive në javë. Kurse ata që kanë kaluar infarct, është e personalizuar, në varësi të dëmtimit që i është bërë personit nga infarkti. Është doktori që jep instruksione sa do të lëvizë. Nuk i bën dëm zemrës lëvizja, lëvizja e shpëton zemrën”, tha Teferiçi.