Statistikat e INSTAT kanë bërë publike të dhënat përsa i përket numrit të aksidenteve të ndodhura përgjatë muajit shtator. Sipas statistikave në muajin Shtator numërohen 142 aksidente rrugore, nga të cilët 195 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Por duhet theksuar se, gjatë këtij nëntëmujori të këtij viti vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,3 për 100 aksidente, nga 16,1 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 94,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Në muajin Shtator 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së hënë me 19,0 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së premte, me 11,3 %.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 26,8 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.